Politika

Fatos Klosi: SHBA tallet me shqiptarët, le të nxjerrë emrat e “peshqve të mëdhenj”

Deklaratat e SHBA dhe BE, përmes ambsadorit amerikan në Tiranë dhe komisionerit Johanes Hahn për zyrtarë të korruptuar në Shqipëri, për shumë shqiptarë kanë bërë bujë si deklarata të forta, por për ish-kreun e SHIK-ut Fatos Klosi nuk janë serioze, madje tallëse nëse në to nuk përmenden emrat e “peshqve të mëdhenj”, siç i ricilësoi ai pas deklaratës së fundit të komisionerit Hahn.

Klosi thotë se ndërkombëtarët duhet të thonë emrat dhe veprat penale që rëndojnë mbi ta.

 “Kjo është absurde! SHBA dhe BE po tallen me ne! Nëse Brukseli ka emra le t’i nxjerrë. Kur dalin dhe kërkojnë arrestime, në rradhë të parë duhet të flasin me emra konkretë. Për çfarë I kanë hyrë kësaj pune nëse duan ta bëjnë vërtet? Është budallallëk është e turpshme! Nuk duhet të flasin, por të thonë emrat e peshqve të mëdhenj, madje sëbashku me veprat penale që kanë bërë”, shprehet ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi në një prononcim për gazetën Sot.

Johanes Hahn lëshoi mesazhin e fortë tre ditë më parë duke thënë se ka ardhur koha që në Shqipëri të kapen “peshqit e mëdhenj”, jo vetëm të vegjëlit.

Related Articles

Nje koment

  1. SHBA,BE te sjellin NATO ne Tirane dhe te bombardohen familjet e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije Hoxhes,Fatos Nanos Rexhep Meidanit Kastriot Islamit Ilir Metes,Sali Berishes,Lulezim Bashes,Bujar Nishanit, Jozefina Topallit Adriatik LLalles,Xhezair Zaganjorit,Nokes Palokes dhe plehrat e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button