Politika

Spahia: Programi ynë i jep zhvillim ekonomik e turistik Shkodrës

Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia zhvilloi një bashkëbisedimi me gratë dhe vajzat për të shpalosur programin e 4 viteve të drejtimit të kësaj bashkie.
Spahia tha se disa nga pikat e programit janë përmirësim i infrastrukturës rrugore, krijimi i hapësirave të reja publike dhe rikualifikim i parqeve.
Gjithashtu restaurimi i fasadave dhe blloqeve të pallateve me eficiensë energjie, ndriçim i ri publik me sistemin LED dhe shtim i linjave të transportit publik.
Ai tha se pjesë e programit të tij për 4 vitet e ardhshme janë dhe investimet për terrene të reja sportive, rikonstruksione të shkollave të zonës, këndet sportive në lagje dhe përmirësim i menaxhimit të mbetjeve.
Spahia tha se, “Shkodra do të jetë një qendër e rëndësishme në rajon, ku programi ynë i jep zhvillimin e nevojshëm ekonomik e turistik”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button