Ekonomia

Hapet Panairi i Punës, Meta: Shprehje e vullnetit të maxhorancës

Kreu i Kuvendit ka qenë i pranishëm në çeljen e Panairit të Punës, nga ku deklaroi se qeveria, shteti, shoqëria e kanë prioritet çështjen e punësimit.

“Kam ardhur me kënaqësi sepse është vërtet tregues i një serioziteti, i një angazhimi konkret për të ndërmarrë gjithë ato reforma që tregojnë në mënyrë të qartë që qeveria, shteti, shoqëria çështjen e punësimit e kanë prioritet. Sukseset do të vijnë në mënyrë graduale dhe kërkojnë kohën e tyre siç kërkon kohë rimëkëmbja dhe ekonomia e vendit”, tha Meta.

Kreu i parlamentit vlerësoi zyrat e punës të cilat sipas tij kanë treguar se misioni i tyre po përmbushet me sukses.

“Zyrat e punës kanë fituar dimension, janë kthyer në zyra shërbimi model, të cilat jo vetëm janë të mbushura me të rinj e të reja të edukuar e të mirinformuar, për të lidhur të gjithë ata që kërkojnë punë me tregun e punë por edhe njëkohësisht vetë shtimi i të interesuarve që trokasin në këto zyra, tregon se misioni i tyre po përmbushet me sukses. Nuk janë zyra për të punësuar miq por për të punësuar njerëz pa interes”, tha kreu i Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button