Ekonomia

Subvencionet në bujqësi- Aplikimet, 40% më shumë se vitin e kaluar

3001-Toka-bujqesore-Foto-ATSH-466x350Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se, numri i aplikantëve për subvencion në bujqësi është 40 për qind më i lartë se në vitin 2013, çka tregon interesin në rritje të fermerëve për të ngritur biznese në këtë sektor. Deri tani më shumë se 400 fermerë në të gjithë Shqipërinë kanë aplikuar pranë Agjencisë së Pagesave për të përfituar nga skema e investimeve.

Këtë vit dikasteri i Bujqësisë ka bërë ndryshime të thella në skemat e mbeshtetjes për femerët, ku më shumë hapësirë i është dhënë skemës “Mbështetje 50% të investimit”, e cila ka si fokus kryesor, ngritjen e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; të përpunimit të tyre si dhe të fermave të mëdha.

Skemat mbështetëse synojnë formalizimin e bujqësisë shqiptare, punësim, eksporte dhe rritje ekonomike. Ato mbështesin dorëzimin e prodhimit bujqësor në pikat e grumbullimit, infrastrukturë për grumbullim, ruajtje, përpunim dhe tregtim të produkteve; investime për inovacion e teknologji bujqësore, sigurimin e standardeve dhe cilësisë së produkteve; mbështetje për bagëtitë e imta, bazuar në traditën dhe avantazhet konkurruese të vendit tonë.

Paratë jepen në formë grantesh pasi fermeri ka përfunduar investimin. Vetëm nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë janë në dispozicion 20 skema kombëtare, formularët dhe dokumentet për secilën prej tyre janë të publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Pagesave.Ndërkohë që femerët mund të aplikojnë për të përfituar edhe nga fondet e Bashkimit Europian nëpërmjet projektit IPARD Like.

Bujqësia është sektori me peshën më të madhe në rritjen ekonomike të vendit dhe investimet e mbështetja e mëtjeshme do të kenë impakt edhe më pozitiv. Vitin e kaluar fermerët shqiptarë përfituan rreth 11 milionë euro si mbështetje direkte nga buxheti, kryesisht për mbjelljen e drurëve frutorëve dhe mbarështimin e kafshëve. Këtë vit, fondi për bujqësinë është dyfishuar. Bujqësia jep rreth 20 për qind të Prodhimit Kombëtar, por merr mbrapsht nga buxheti vetëm 0.5 për qind të PBB-së

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button