Rajoni

Presidenti serb Nikoliç viziton sot Preshevën

Presidenti serb Tomislav Nikoliç do të vizitojë sot bazës ushtarake “Jug” (një ish-bazën e UCPMB-së) ne Preshevë. Kryetari i Serbisë në këtë bazë ushtarake serbe tek “Livadhin e Shehut” në Karadakun e Preshevës do të marrë pjesë në ushtrimet orientuese dhe angazhimin e forcave për ndërhyrje.

Nikoliç, aty do të takoj dhe diskutojë me ushtarët dhe oficerët serbë për situatën e sigurisë dhe për t’u njohur me kushtet në të cilat ata punojnë dhe jetojnë, citon “Presheva Jonë”

Gjatë kësaj vizite në Luginën e Preshevës, Nikoliç do të vizitoj edhe disa qytete te Serbisë jugore si Pcinski Prohor, Surdulicën e me pas edhe Vranje, presidentët e gjashtë komunave të rrethit, delegatët nga ajo pjesë e Serbisë si dhe përfaqësues të Trupit Koordinues për Luginën e Preshevës. Ndërkaq lidhur me këtë vizitë deri tani nuk është prononcuar asnjëri si nga përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe as të partive politike.

Do theksuar se kjo është vizita e dyte e një presidenti serb në Luginën e Preshevës, por asnjëherë i pritur nga “qytetaret e tij” shqiptare e as nga përfaqësuesit e tri komunave shqiptare në Serbi. Vizita e fundit e presidenti serb, Tomisllav Nikoliç në Preshevë ka qenë më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button