Kronika

Shkodër, shpërthim në një dyqan në Vaun e Dejës

Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Vaut të Dejës, në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në pronësi të shtetasit me iniciale A.L. Menjëherë pas shpërthimit, i zoti i lokalit ka njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ai thotë se ka 15 vjet që e ka këtë biznes dhe nuk ka patur asnjë konflikt të mëparshëm, prandaj nuk ka dyshime se kush mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve e autorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button