Bota

Madeleine Albright, gati të bëhet myslimane

Madeleine Albright, Sekretarja amerikane e Shtetit mes viteve 1997 dhe 2001, gjatë mandatit të dytë të Bill Clinton, njoftoi në llogarinë e saj në Twitter se është e gatshme të “regjistrohet si myslimane”, në formë solidariteti me popujt e vendeve të fesë islame, të cilëve presidenti amerikan, Donald Trump, do t’u ndalojë hyrjen.

Në llogarinë e saj në Twitter, ish-Sekretarja e Shtetit tregon se nuk është hera e parë që ndryshon fenë. “Jam rritur si katolike, u bëra anglikane dhe më pas zbulova se familja ime ishte hebreje, jam gati të regjistrohen si myslimane në #solidaritet”.

Banori i ri i Shtëpisë së Bardhë njoftoi këtë javë se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, me qëllim kufizimin e qasjes së refugjatëve në SHBA.

Masa është projektuar për të reduktuar numrin e njerëzve nga vendet myslimane si Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Me përjashtim të Iranit, të gjitha këto shtete janë zhytur në konflikte të armatosura për vite me radhë.

Kështu një tjetër dekret i Trump mund të bllokojë dhënien e vizave për disa muaj për qytetarët e këtyre vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button