Politika

Demokratët riorganizohen në terren, Rithemelimi thirrje grupimit të Gazment Bardhit që t’i bashkohet

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë në selinë blu. Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje, demokratët kanë vendosur thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme është vendosur që të bëhet një riorganizimin në terren, duke caktuar katër koordinatorë, për katër rajonet e Shqipërisë, në veri, jug, qendër dhe Tirana, rajon më vete.

Kryesia ia ka bërë thirrje edhe grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit që t’i bashkohen riorganizimit në terren. Këta të fundit ishin sot të pranishëm në sallën e Kuvendit kur u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, por në protestë ashtu edhe siç pritej, munguan.

Pas mbledhjes së të enjtes pritet të ketë takime intensive të Flamur Nokës, Oerd Bylykbashit dhe Edi Palokës, si grup-drejtues të PD-së në çdo degë dhe qark. Katër koordinatorët do të jenë një strukturë e re organizative.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button