KronikaPresidenciale

Manjani tek Nishani: Mirëkuptim për ndërtimin e një KLD-je bashkëpunuese

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zhvilluar një takim 25 minutësh me kreun e shtetit Bujar Nishani, duke marrë mirëkuptimin e presidentit për një ndërtimin e një KLD bashkëpunuese dhe reaguese ndaj këtyre fenomeneve.

“Pata një takim pune në një atmosferë miqësore me presidentin e Republikës. I shpreha gjithë mirënjohjen time kryetarit të KLD-së, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Biseduam mjaft hapur për çështje që na shqetësojnë dhe gjeta mirëkuptim për të punuar në drejtim të menaxhimit sa më të mirë të punëve, dhe ushtrimit të detyrave kushtetuese”, tha Manjani.

Referuar arrestimit të prokurorit të Fierit mëngjesin e sotëm, Manjani tha se do të kërkojë inspektime për çdo rast ku shqetësohet publikuar.

“Ju e dini që jam përkrahës i ashpër i goditjeve për çështjet e korrupsionit, shkeljet e detyrës, jo vetëm në organet gjyqësore po gjithë andej ku kryhen shërbime ligjore kështu që do të kenë mnbështetjen time të pakufijshme. Do të kërkoj çdo lloj inspektimi së bashku me, në rastin e gjyqtarëve, të KLD-së, dhe të prokurorëve do ushtroj inspektime për çdo rast ku shqetësohet publiku. Kemi plot dosje në tryezë, këtë punë kemi, t’i marrim, t’i verifikojmë dhe të ushtrojmë detyrën ligjore”, tha Manjani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button