Kronika

Përplasja e makinës me zetorin në Divjakë, vdes në spital i aksidentuari

Vdes në spital 70-vjeçari që u aksidentua një ditë më parë në Divjakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:53 të ditës së hënë, në qytetin e Divjakës, ku Admir Çoku, 25 vjeç, banues në fshatin Mëlçias, Divjakë duke drejtuar mjetit tip Fia Punto, me targa AA 486 MI është përplasur me një zetor që drejtohej nga Th.B., 70 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnjë.
Nga përplasja mbeti i dëmtuar drejtuesi i zetorit, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka gjetur vdekjen në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Spitalin e Traumës Tiranë. Ndërkohë 25- vjeçari Çoku u arrestua nga policia për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button