Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj: Bashkia e re do të hipotekojë 385 pallate

Kandidati i PS për Tiranën, Erjon Veliaj ka zhvilluar këtë të shtunë dëgjesën e radhës me banorët e kryeqytetit, e cila në fokus kishte çështjen e hipotekimit.

Në fjalën e tij, sikurse në takimet e mëparshme, Veliaj ka kritikuar administratën aktuale të bashkisë, e cila sipas tij “do të kishte bërë diçka për qytetarët nëse nuk do ta kishte mendjen tek partia”.

“Angazhohem se bashkia e re do të kolaudojë 385 pallate dhe do të zhbllokojë hipotekat për t’u dhënë qytetarëve pronësinë”, ka thënë Veliaj.

Ai ka premtuar se bashkia e re që do të vijë pas 21 qershorit do të ketë një qasje tërësisht ndryshe nga ajo aktuale ndaj qytetarëve.

“Tek Bashkia e re e Tiranës do të gjeni një ekip bashkëpunues dhe jo një ekip që justifikohet pse gjërat nuk bëhen”, ka shtuar Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button