Zgjedhjet lokale 2015

Kosova: Do të lehtësojmë taksat për bizneset e reja

Kandidati i PD për Tiranën, Halim Kosova, takimin e radhës elektoral me banorët e kryeqytetit e ka fokusuar tek lehtësitë për biznesin dhe mbështetja për punësimin.

Në fjalën e tij, Kosova ka premtuar reduktim të taksave dhe favorizime për bizneset që hapin vende të konsiderueshme pune.

“Do të reduktojmë taksat për biznesin e vogël me 30 për qind. Ndërsa bizneseve që hapin vende pune për 50 vetë do t’u hiqen taksat për 4 vitet e para. Gjithashtu, bashkia do të ofrojë 15 milionë euro garanci në bankë për ata që marrin kredi për të hapur biznese”, ka deklaruar Kosova.

Ndër të tjera ai ka premtuar lehtësimin e proçedurave të shlyerjes së detyrimeve nga qytetarët, në mënyrë që ata të mos sorollaten.

Gjithashtu, një theks të veçantë doktor Kosova i ka vënë furnizimit me ujë të kryeqytetit, objektiv për të cilin ai ka premtuar se bashkia e re do të punojë me përkushtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button