Ekonomia

Spiropali: Gati projekti për rrugën e Dukagjinit, me Becin në krye të bashkisë Shkodër transformojmë edhe këtë zonë

Drejtuesja politike e PS-së për qarkun Shkodër, Eisa Spiropali ka zhvilluar një takim me banorë të Dukagjinit në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Spiropali thekson se rruga për në Shalë, Shosh, Pult është tmerrësisht e bukur, por po aq e vështirë dhe e rrezikshme.

Ajo deklaron se “me financimin e qeverisë nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi projektin e plotë teknik të rrugës së Dukagjinit që përfshin edhe degëzimin për në Lekbibaj duke krijuar edhe një lidhje strategjike me Tropojën dhe Gjakovën në Kosovë”.

Spiropali shprehet se pushteti lokal këtu është inekzistent, nuk ofron as investime, as shërbime, as shpresë, madje as duket kësaj ane.

Me Benet Becin në krye të bashkisë Shkodër, Spiropali nënvizon se “ne mund ta transformojmë këtë perlë natyrore të Alpeve tona, duke prodhuar turizëm e ekonomi për banorët e zonës dhe për të gjithë ata që duan të investojnë në tokat e të parëve. Sot në Shalë shpresa për ndryshim më 14 Maj ishte e madhe”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button