Kronika

Trapan bankomatit për të vjedhur paratë/Si u kapën në flagrancë dy grabitësit në Sarandë

Policia e Sarandës ka rrestuar dy persona të cilët po tentonin të vidhnin një bankomat të nivelit të dytë.

Njoftimi është marrë nga një telefonatë në qendrën e kontrollit. Efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe i kanë kapur “me presh në duar” dy grabitësit, të cilët po tentonin të hapnin me trapan bankomatin.

Më datë 27.08.2017, rreth ores 06:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga qëndra e kontrollit të Bankomateve të një banke të nivelit të dytë se në lagjen ”Nr.4”, në afërsi të portit Sarandë tek një nga bankomatet e bankës ndodhen dy shtetas me disa sende (vegla pune) në dorë të cilët po tentojnë të vjedhin bankomatin.

Policia pas këtij sinjalizimi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë reagimit në kohë ka bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasëve që po tentonin me një trapan dhe disa vegla të ndërhynin tek bankomati për të vjedhur vlerat monetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Mihal. Z., 28 vjeç, banues në Sofje, Bullgari,

Aleksander. D., 46 vjeç, banues në Sofje, Bullgari.

Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penle ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button