Ekonomia

Efekti i taksave, BSH: Çmimet e apartamenteve rritje me 4.6% në 2016

Pasi ndaloi rritjen në tremujorin e tretë të vitit 2016, indeksi i çmimit të banesave, u rrit me 4% në tremujorin e katërt. Në raportin e Politikave Monetare të publikuar sot, Banka e Shqipërisë thekson se, gjatë vitit 2016, indeksi i çmimeve u rrit me 4.6% në terma mesatarë vjetorë.

Indeksi i qirasë së banesave ka regjistruar gjithashtu rritje me 3.3% në tremujorin e katërt. Në terma mesatarë, gjatë vitit 2016, indeksi i qirasë shënoi rënie me 4.4%.

Ndërtuesit dhe Agjencitë e Pasurive të Paluajtshme e lidhin rritjen e çmimeve me shtimin e taksave për këtë sektor, që janë taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ajo për stokun e pa shitur të banesave.

Efekti më i madh i rritjes së çmimeve i detyrohet taksës së ndikimit në infrastrukturë, e cila vitin e shkuar u ngrit në 8% të çmimit të shitjes nga 4% e kostos që ishte më parë. Kjo ka rritur kostot për ndërtuesit, të cilat i kanë shkarkuar te blerësit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button