Kosova

Zgjedhja e kryeprokurorit përcillet me akuza

Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme ku po diskutohet për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.

zgjedhja-e-kryeprokurorit-p-euml-rcillet-me-akuza_2_hdKjo mbledhje u ftua nga katër anëtarët e Këshillit Prokurorial e që janë Idain Smajli, Sevdije Morina, Jetish Maloku e Bajram Uka. Sevdije Morina kryeprokurore e Prokurorisë Speciale ka drejtuar akuza ndaj ushtruesit të detyrës së këshillit prokurorial, Sylë Hoxha për prolongim të procesit.

Ky i fundit i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e ka një qëllim të tillë. Gjatë këtij takimi u fol edhe për verifikimin e kandidatëve për kryeprokuror nga ana e Agjensionit Kosovar të Inteligjencës. Kryeprokuroi ka kërkuar nga AKI-një një verifikim të tillë por zyrtarët e këtij institucioni thonë se ky proces merr kohë nga 6 deri në 9 muaj, transmeton Klan Kosova.

Gjatë takimit pritet që të vendoset që anëtarët e Këshillit Prokurorial t`i drejtohen AKI-së për verifikim të plotë të kandidatëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button