Ekonomia

OSHEE rrit nivelin e pagave për punonjësit e terrenit

Në zbatim të Ligjit të ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi “Për miratimin e trajtimit financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sha”.

Në një njoftim për shtyp OSHEE ben të ditur se, fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015.

Nga ky fond, 98.46% e tij shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë. Pjesa e rritjes në Drejtorinë e Përgjithshme parashikohet gjithashtu për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator.

Pagat e nivelit të lartë menaxhues të kompanisë nuk ndryshojnë. Ato mbeten të njëjtat e caktuara që në vendimin Nr.21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë.

OSHEE vlerëson se skema e re e pagave do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e performancës së shoqërisë për vitin 2016. Personeli do të motivohet për performancë më të mirë si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të produktivitetit e rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve. OSHEE beson se rritja e kompensimit financiar të punonjësve shkon paralel me reflektimin e rritjes së treguesve financiarë të shoqërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button