Te ndryshme

“Bourgogne” më e shtrenjta në botë me 15,195 dollarë

Për çudi vera më e shtrenjtë në botë është një Burgonjë, “Cote de Nuits” me 15,195 dollarë (14,254 euro) për shishe dhe Bordoja e parë, e famshmja “Petrus”, u pozicionua në rendin e 18-të, sipas një klasifikimi në një web site të specialicuar “Wine Searcher”.
“Wine Searcher” e themeluar në Londër në vitin 1999 ka kryer renditjen e 50 verërave më të shtrenjta në botë përditësuar në fillim të gushtit bazuar në listat e çmimeve nga 54 876 somelierëve, tregtarëve dhe prodhuesve në mbarë botën duke renditur më shumë se 7 milion shishe të gjitha të stazhionuara me çmim mesatar për shishe.
Sipas tyre, verërat “Burgonjë” po arrijnë majat e klasifikimeve në mënyrë mbresëlënëse duke u renditur në tri vendet e para si edhe me katër shishe të tjera në mesin e dhjetë të parave me jo më pak se 40 verëra nga 50 në total!
Një tjetër klasifikim i paparashikueshëm nuk është më një “Romanée-Conti” por një verë e Henri Jayer-it si një formë homazhi pasvdekjes, pasi ai u nda nga jeta në vitin 2006 në moshën 84 vjeçare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button