Ekonomia

Ahmetaj: Paketa fiskale 2017, lehtësim procedurash për biznesin

Krijimi i një klime të favorshme për biznesit si dhe lehtësimi i shumë procedurave  administrative do të jenë në fokus të paketës fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një prononcim për mediat, bëri të ditur se janë një sërë procedurash që do të lehtësohen, sidomos për eksportuesit.

Ministria e Financave pret propozimet zyrtare të biznesit deri në ditët e para të qershorit, ku më pas do të fillojë konsultimi publik.

Pak ditë më parë “Biznes Albania”  i përcolli ministrisë së Financave një lisë me 14 kërkesa për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Qeveria ka vendosur të mos ndryshojnë taksat për vitin 2017 dhe garanton se sistemi tatimor do të vijë gjithnjë duke u përmirësuar me procedura, duke u thjeshtësuar në favor edhe të përmirësimit të klimës së biznesi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button