Politika

Marrëveshje me SHBA në luftën kundër terrorizmit

Nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e terrorizmit dhe rritja e efikasitetit në luftën kundër tij është qëllimi i një marrëveshje bashkëpunimi me SHBA-në, që u ratifikua të martën nga komisioni i Jashtëm parlamentar.

Në paraqitjen e projektligjit, zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, tha se marrëveshja, e nënshkruar në prill 2016, synon t’i sigurojë akses palëve në informacionin për identifikimin e individëve që njihen ose dyshohen të jenë përfshirë në veprimtari që lidhen me terrorizmin.

Marrëveshja, sipas zv/ministrit, vjen në përmbushje të 5 prioriteteve të qeverisë shqiptare për integrimin e Shqipërisë në BE, një nga të cilët është “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes do të mundësojë rritjen e efikasitetit të agjencive ligjzbatuese për t`u mbrojtur nga aktet e terrorizmit, si dhe goditjen e personave për të cilët ka të dhëna që janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, tha Çipa.

Shqipëria është e para nga vendet e rajonit me të cilën SHBA nënshkruan një marrëveshje të tillë. Pala shqiptare ka nënshkruar 16 marrëveshje të ngjashme me vende të tjera në kuadër të luftës kundër terriorizmit.

Kryetarja e komisionit, Arta Dade e vlerësoi marrëveshjen me qeverinë amerikane si një akt shumë të rëndësishëm. Vendi ynë, tha ajo, qe nga viti 2001 është pjesë e koalicionit të gjerë antiterror dhe në këte kuadër, Shqipëria i ka ratifikuar të gjitha konventat e OKB-së që kane lidhje me luftën kundër terrorizmit apo financimin e individëve që dyshohet se jane furnizues të akteve terroriste.

Kjo është e rëndësishme dhe në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer me SHBA-ne si një vend partner, që na ka asistuar gjatë gjithë periudhës së tranzicionit dhe në proceset demokratike, nenvizoi Dade. Pr/ligji i kaloi për miratim seancës plenare të Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button