🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,835 ▲ +0.86% ETH $2,007 ▲ +0.8% XRP $1.3368 ▲ +0.73% SOL $82.8300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

11 Qershori, serbët e Kosovës garojnë të ndarë në 6 lista

Serbët e Kosovës takuan kreun e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Qeveria e Beogradit mbështet pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e Kosovës. Por, të gjithë serbët duhet të votojnë për “Listën Serbe”. Kandidaturat e tjera janë në dobi të partive shqiptare.

Zgjedhjet janë të rëndësishme për mbijetesën e serbëve, u tha në konferencë, por serbët e Kosovës udhëzohen të mos votojnë për serbët e shqiptarëve.

“Vetëm Lista Serbe mund ta ruajë lidhjen mes serbëve të Kosovës dhe Beogradit. Vetëm ata mund ta ruajnë këtë lidhje mes Kosovës e Metohisë dhe shtetit të Serbisë”, tha Marko Djuriç, nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Serbët e Kosovës ishin unik vetëm në një palë zgjedhje. Tashmë u kthyen në origjinë dhe do të garojnë në 6 lista të ndara. Vota e tyre është e rëndësishme për shumë procese në Kosovë.

“Kemi votuar dhe bllokuar të gjitha ato propozime, që kanë qenë në dëm të popullit serb. Kemi vepruar të bashkuar, pavarësisht individëve që kanë qenë instrumente të Prishtinës”, tha Slavko Simiç, nga “Lista Serbe”.

Serbët në Kosovë kanë 10 vende të garantuara në Kuvend. Por një pjesë e tyre duket se janë kundër idesë së një liste të përbashkët.

Zyrtarët e qeverisë serbe kanë ftuar të gjitha partitë politike të Kosovës, që të mos bëjnë marrëveshje me shqiptarët përpara zgjedhjeve, pasi kjo do të ishte në dëm të interesave të serbëve. Ata kanë vlerësuar se vota për “Listën Serbe” është zgjidhja e vetme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.