Politika

13 pikat e paktit PD dhe LSI/ Angazhohen të ndajnë pushtetin sipas rezultatit në zgjedhje

Me dorën në zemër, shefja e LSI Monika Kryemadhi hodhi firmën e besnikërisë për Lulzim Bashën në përfshirjen me PD në një koalicion me moton “Shqipëria-Shtëpia që Fiton”.

Marrëveshja me 13 pika mes PD e LSi parashikon garën me dy lista kandidatësh e më pas ndarjen e pushtetit pas zgjedhjeve sipas rezultatin që do marrin.

Dy forcat më të mëdha të opozitës angazhohen të nxjerrin vendin nga kriza ekonomike, të përmbushin kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin evropian. Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, frenim shpopullimit, punësim i mirë-paguar, luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, zgjidhje në mënyrë prioritete problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe dhënien fund problemit kritik të pandemisë COVID-19, janë disa prej angazhimeve të PD dhe LSI.

“Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Kam prezantuar planet e punës për të gjitha drejtimet. Jo premtime boshe, plane pune. Ka ardhur çasti të bashkohemi. Të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë për të sjellë ndryshimin”, u shpreh Basha.

Monika Kryemadhi u kujdes të sqaronte se çdo të thotë për një parti të majtë si LSI të bashkëpunojë me një parti nga spektri i djathtë i politikës shqiptare.

“E di që ka shumë nga ato që do të thonë se LSI-ja rritet në kurriz të së majtës, dua të adresoj këtë gjë. Ne si LSI dhe PD do të jemi dy entitete, mund të kemi edhe kundërshti në të ardhmen, por zotohemi se do të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Jemi të unifikuar se vendi është më keq se çka qenë 8 vite më parë përveç atyre që janë me lidhje të ngushta me qeverinë. Ne dhe PD-në jemi të unifikuar me mendimin se shqiptarët sot jetojnë më keq se më para. Mbi të gjitha, shqiptarët duhet ta kenë Shqipërinë, shtëpinë e tyre”, tha Kryemadhi.

PD dhe LSI do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button