🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,648 ▲ +0.2% ETH $2,004 ▼ -0.03% XRP $1.3334 ▼ -0.53% SOL $82.3900 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Pezullohen pasaportat e arta/ Premtimi i Ramës për drejtuesit e lartë të BE

Përfaqësuesit të Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell  si dhe Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi, bashkë me kryeministrin Edi Rama, bashkë-drejtuan mbledhjen e  dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit.
Josep Borrell tregoi një prej dakortësive të arritura me kryeministrin Rama nga kjo mbledhje.

“E përdorim këshillin e stabilizim asociimit për të shqyrtuar  çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund të bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qartë të Shqipërisë. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta”, tha Borell.

Për pasaportat e arta, edhe kryeministri Edi Rama bëri këtë koment.

“E kemi pezulluar deri kur kur të sqarohet qëndrimi nga Komisioni Europian. Ka një çështje në Gjykatën Europine. Nëse do të vendosë kundër pasaportave të arta, kjo është çështje e mbyllur. Nëse vendos pro, secili vend bën zgjedhjen e vet”, tha Rama.

Ndërsa për rezervat  e BE për amnistinë fiskale kryeministri Edi Rama nuk bëri hapa pas.

“Kemi folur dhe për amnistinë fiskale. Qëndrimi ynë është i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjeshte se kjo nuk është gjë e mirë në parim. Kemi arsyet tona të mendojmë se kjo është gjëja e duhur. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët”, u shpreh Rama.

Ndërsa Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, u shpreh se ai shpresonte që në gjysmën e dytë  të këtij viti do të  ketë  zhvillime të mëdha në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.