Politika

21 Janari, Rama: Drejtësia më pranë se kurrë

Në 6-vjetorin e 21 Janarit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot drejtësia për katër vrasjet në bulevard është më afër se kurrë dhe kjo falë reformës në drejtësi.

“21 Janari është një nga ato momentet në historinë e një vendi që krijojnë një peng dhe që nuk janë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur dhe për të çliruar pengun që krijojnë, por pa as më të voglin ndryshim, sot falë procesit të reformës në drejtësi, drejtësia për 21 Janarin është më afër dhe marrja e drjetësisë është një opsion shumë më realist seç ishte”, tha Kryeministri.

Duke folur në takimin e organizuar në Pallatin e Brigadave me familjarët e viktimave, Kryeministri tha se pikërisht kjo ngjarje tragjike ishte motivi më i madh që e shtyu atë personalisht dhe mazhorancën në ndërmarrjen e reformës në drejtësi.

Është fakt i padiskutueshëm se vrasjet e 21 Janarit dhe viktimat e pafajshme të plumave të shtetit u bënë nxitja më e fortë mes shumë nxitjeve, arsyeja më e fortë për të ndërmarrë ne reformën më të thellë dhe më transformuese të drejtësisë në këtë vend prej 25 vjetësh. 21 janari ka qenë një motiv dhe mbetet një motiv i patjetërsueshëm që jo vetëm të hapim këtë reformë, që pështjelloi në mënyrë të veçantë politikën, por edhe ta çojmë atë përpara nga Kushtetuta si letër në ligjshmërinë e jetës së përditshme të vendit dhe qytetarëve”, tha ai.

Related Articles

Nje koment

  1. Rama.Beni pastimin etnik te shqipetareve nga hajdutet,kriminelet,trafikantet qe asnje te mos guxoje te luaje me shqipetaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button