☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.30 ▲0.2%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,323 ▲ +2.39% ETH $2,413 ▲ +3.93% XRP $1.3153 ▲ +2.71% SOL $96.4900 ▲ +3.6%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se policia shfaqi një sjellje absurde dhe agresive ndaj protestuesve të dielën.

“Sjellje absurde dhe agresivitet i policisë. Ishte krejtësisht e pakuptimtë mënyra e sjelljes së tyre. Nuk e di me çfarë motivacioni vijnë aty. Është vetëm një komandant që fshihet, edhe kur e kërkojmë ne “gjarpëron” mes policëve, si njeri i trembur që nuk do të japë llogari”, tha fillimisht Boçi.

Më tej, nënkryetari i PD-së theksoi se Sali Berisha u targetua nga efektivët e policisë dhe u godit me spraj paralizues.

“Kur donim të dilnim te selia e Partisë Demokratike, ka pasur bllokim nga policia. Është goditur edhe zoti Berisha, bashkë me një pjesë të deputetëve. Berisha është goditur me spraj paralizues, ajo është armë luftarake. Një polic mund ta përdorë për vetëmbrojtje, por nuk e sulmoi zoti Berisha. Sali Berisha ishte i targetuar”, deklaroi Boçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.