☁️
Tiranë 21°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 70.15 ▼0.27%
ARI 4,018 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,960 ▼ -2.99% ETH $1,621 ▼ -2.85% XRP $1.0742 ▼ -3.37% SOL $67.9400 ▼ -2.78%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 70.15 ▼0.27 % ARI 4,018 ▲0.22 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 70.15 ▼0.27 % ARI 4,018 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
25 Jun 2026
Breaking
Bota

Kina: Kaos dhe rreth vicioz nëse lufta me Iranin vazhdon

Lindja e Mesme mund të zhytet në kaos nëse lufta kundër Iranit intensifikohet, paralajmëroi sot Ministria e Jashtme kineze.

“Nëse konflikti vazhdon të zgjerohet dhe situata përshkallëzohet përsëri, i gjithë rajoni do të zhytet në kaos. Forca do të çojë vetëm në një rreth vicioz”, tha zëdhënësi Lin Jian në përgjigje të pyetjes së një gazetari mbi një ultimatum të vendosur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Të shtunën, Trump kërcënoi të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet plotësisht brenda 48 orëve.

Por, sot, Trump e zgjati afatin, duke thënë se do të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për pesë ditë pas “bisedave produktive” me Iranin.

Megjithatë, Irani ka refuzuar të jetë në bisedime me SHBA-në.

I dërguari special i Kinës në Lindjen e Mesme, Zhai Jun, paralajmëroi për pasoja të padurueshme nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit pas një vizite të kohëve të fundit në rajon dhe bisedimeve me vendet arabe.

Ai tha se Kina merr pothuajse gjysmën e importeve të saj të energjisë nga rajoni.

Zhai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit të ndalonin sulmet e tyre, duke thënë se ata që kishin filluar konfliktin duhet ta përfundonin atë.

”Një armëpushim ishte thelbësor”, tha i dërguari special kinez.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin tha se situata “i kishte dhënë një goditje sigurisë globale të energjisë dhe tregtisë”.

Ai u bëri thirrje vendeve të përfshira të “ndalin menjëherë operacionet ushtarake dhe të parandalojnë që trazirat rajonale të shkaktojnë një ndikim më të madh në rritjen ekonomike globale”, duke shtuar se Kina ishte në komunikim me palët për të çtensionuar situatën./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.