Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,605 ▲ +0.3% ETH $2,002 ▼ -0.02% XRP $1.3360 ▼ -0.03% SOL $82.3300 ▼ -1.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

22 vite burg për Arbër Paplekajn, avokati i tij: Gjykata refuzoi të njihej me të vërtetën e plotë të ngjarjes

Avokati Mirash Martini ka kundërshtuar vendimin e gjykatës për burgim me 22 vite për Arbër Paplekajn, nën akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të Pjerin Xhuvanit.

Në prononcimin për mediat pas vendimit të gjykatës, Mirash Martini tha se gjykata refuzoi të njihej me të vërtetën e plotë të ngjarjes.

Avokati Mirash Martini:Në këto dy vite kam jetuar me dhimbjen e familjes Xhuvani dhe gjej rastin edhe një herë tu shpreh ngushëllimet. Media në këtë ngjarje ka qenë me afër së vërtetës se policia dhe prokuroria që e kanë detyrë zbardhjen e së vërtetës. Që nga fillimi i ngjarjes nga policia dhe organet e prokurorisë ka pasur përpjekje për të fshehur episode dhe në mënyrë të veçante dhe akte të mëvonshme që e kane deformuar këtë ngjarje. Une dhe Arber Papleka kemi qene të interesuar maksimalisht që të shkojmë tek e verteta. Dhe ky është parimi themelor mbi të cilin gjykata duhet të bazohet për të dhënë një vendim të drejtë.

Megjithë konsideratën qe kam shpreh për gjykatën për respektimin formal të procedurave  ata kanë rrezuar disa kërkesa tonat në mënyrë të vazhdueshme që lidhen me sqarimin e së vërtetës dhe rregullimin e disa deformimeve që kanë të bëjnë me rindërtimin e vendit të ngjarjes dhe me zhvillimin e një eksperimenti hetimor që do të përcaktonte vendndodhjen e qitësve dhe rrethana të tjera.

Natyrisht rrëzimi i kësaj kërkese ka qenë refuzim për ta mësuar të vërtetën dhe për të shkuar tek e vërteta. Por edhe ky vendim qe sapo thashë është rrjedhojë e këtyre rezultateve. Pra e një gjysmë të vërtete. T’ju shpjegoj gjysmë të vërtetën.

Gjysmë e vërteta ka të bëjë me faktin që tashmë është e provuar qe Arbër Papleka në vendngjarje ka qëlluar me armë. Por pjesa tjetër e kësaj të vërtete. Kushtet cilat kanë qenë, rrethanat etj janë refuzuar për tu mësuar nga këto organe. Dhe siç e dini një gjysmë e vërtetë është një gënjeshtër e madhe dhe në drejtësi është edhe shumë e demshme”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.