☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,713 ▼ -1.25% ETH $2,184 ▼ -1.34% XRP $1.3291 ▲ +0.05% SOL $81.9300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kronika

255 kg drogë nga Vlora te Gjiri i Lalzit e më pas në Itali, arrestohet 22 vjeçari, një tjetër person në kërkim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë.

Policia njofton se arrestimi i tij u bë pasi më datë 30.09.2016, rreth orës 22:00 është marrë njoftim se një mjet i dyshimtë po lëviz në zonën nga Gjiri Lalzit – Kepi Rodonit. Menjëherë pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në afërsi të Gjirit të Lalzit  është konstatuar automjeti tip Iveco me targa AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar dhe pronësi shtetasin F.M.

Automjeti është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për kontroll të imtësishëm. Policia sqaron se nga kqyrja që i’u bë këtij automjeti nga ana e Specialistëve për Narkotikët   në pjesën midis karrocerisë dhe kabinës është konstatuar një vend i fshehtë I përshtatur, ku në këtë hapësirë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 pako të mbështjella me celefon transparent në total me peshë 255 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale F.M. 33 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i mësipërm, dyshohet se ka përdorur automjetin e tij me targa AA 912 GN për transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit me qëllim më pas transportimin e po kësaj sasie lënde narkotike me mjet lundrimi nga Shqipëria për në Itali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.