☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,780 ▲2.46%
DOW 47,818 ▲2.65%
NASDAQ 22,656 ▲2.9%
NAFTA 95.52 ▼15.43%
ARI 4,763 ▲1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,864 ▲ +4.53% ETH $2,233 ▲ +6.27% XRP $1.3615 ▲ +3.98% SOL $83.9200 ▲ +4.82%
S&P 500 6,780 ▲2.46 % DOW 47,818 ▲2.65 % NASDAQ 22,656 ▲2.9 % NAFTA 95.52 ▼15.43 % ARI 4,763 ▲1.68 % S&P 500 6,780 ▲2.46 % DOW 47,818 ▲2.65 % NASDAQ 22,656 ▲2.9 % NAFTA 95.52 ▼15.43 % ARI 4,763 ▲1.68 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

29 të plagosur nga një shpërthim në New York

Lagja e preferuar në New York, Chelsea u trondit nga një shpërthim. Sfondi është ende i paqartë. Bëhet fjalë për një akt “të qëllimshëm”. Më parë, në New Jersey pati shpërthyer një bombë artizanale.

Nga shpërthimi në rajonin Manhatan të New Yorkut u plagosën 29 vetë, njëri prej tyre rëndë. Kryetari i bashkisë, Bill de Blasio tha se shpërthimi në lagjen Chelsea, ku ka gjithmonë shumë njerëz ka gjasa që të jetë shkaktuar qëllimisht. Për momentin nuk ka të dhëna që të flasin për një sfond “terrorist”. “Ne do ta verifikojmë me shumë vwmendje këtë, por në momentin e tanishëm nuk kemi të dhëna për lidhje me terrorizmin.” Sipas të dhënave të policisë, shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 20.30 sipas orës lokale (ose të dielën në orën 02.30 sipas orës së Evropës Qendrore) midis rrugës 6 dhe 7, me sa duket në një kazan plehrash.

Në vendin e ngjarjes, një zonë me numër të madh baresh, restorantesh, teotrosh dhe banesash zjarrfikësit dhe njësia antiterror po vazhdojnë kërkimet. Presidenti i SHBA, Barack Obama u informua menjëherë për incidentin, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Zbulohet tjetër lëndë shpërthyese?

Mediet bëjnë të ditur ndërkohë se disa blloqe më tej nga vendi i shpërthimit, forcat speciale zbuluan një tenxhere me presion, e cila ishte e lidhur me kabllo dhe qe e lidhur me një telefon celular. Sipas të dhënave të pakonfirmuara, objekti, që me sa duket synohej të shpërthehej, ndodhej në një qese plastike në rrugën e 27-të.

Paralele

Vetëm pak orë më parë, në shtetin federal të New Yersey-t shpërtheu pak para nisjes së një vrapimi me qëllim bamirësie, pranë pistës së vrapimit në një kazan plehrash një bombë tub e improvizuar. Këtu nuk u plagos askush – me sa duket vrapuesit e regjistruar patën fat që fillimi i vrapit qe shtyrë për më vonë. Vrapimi i organizuar në Seaside Park nga trupat e këmbësorisë të Marinës së SHBA, në të cilin qenë regjistruar për të marrë pjesë gati 3000 vetë, më pas u anulua krejtësisht.

Në kazanin e plehrave u gjetën gjithsej katër lëndë shpërthyese të improvizuara dhe të lidhura me sahatë, por vetëm njëra prej tyre shpërtheu. “Synimi i qartë ishte që të goditej vrapimi”, tha një zëdhënës i Prokurorisë të rajonit Ocean.

SHBA e kanë përjetuar edhe herë tjetër një atentat të tillë: në prill 2013, në maratonën e Bostonit shpërthyen ranë finishit dy bomba. Tri vetë u vranë, më shumë se 250 të tjerë u plagosën. Njëri nga dy vëllezërit, që ushtruan atentatin, u vra në ndjekje e sipër nga policia. Tjetri, Xhohar Zarnajev u dënua me vdekje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.