☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,673 ▼0.51%
DOW 53,205 ▼0.66%
NASDAQ 26,282 ▼0.46%
NAFTA 85.68 ▲2.73%
ARI 4,482 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,600 ▼ -0.51% ETH $2,463 ▼ -1.64% XRP $1.3756 ▼ -2.97% SOL $102.8900 ▼ -2.88%
S&P 500 7,673 ▼0.51 % DOW 53,205 ▼0.66 % NASDAQ 26,282 ▼0.46 % NAFTA 85.68 ▲2.73 % ARI 4,482 ▼1.06 % S&P 500 7,673 ▼0.51 % DOW 53,205 ▼0.66 % NASDAQ 26,282 ▼0.46 % NAFTA 85.68 ▲2.73 % ARI 4,482 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Bota

Mbi 300 viktima dhe të plagosur pas sulmeve izraelite

Ushtria izraelite goditi më shumë se 100 lokacione “brenda 10 minutave” në Liban, në “sulmin më të madh të koordinuar” që nga fillimi i ofensivës aktuale në vend, njoftoi sot ushtria.

Njoftohet për mbi 300 viktima dhe të plagosur.

Ushtria izraelite pretendoi në një deklaratë se sulmet kishin si objektiva objekte të lidhura me Hezbollahun në disa zona të Bejrutit, Luginën Beqaa dhe në jug të Libanit.

Ushtria pretendoi se objektivat përfshinin qendra komandimi dhe kontrolli dhe infrastruktura të tjera të përdorura për të kryer sulme ndaj objektivave izraelite.

Hezbollahu nuk ka bërë koment të menjëhershëm mbi pretendimin izraelit.

Sulmet erdhën disa orë pas njoftimit të SHBA-së dhe Iranit për një armëpushim dyjavor, i cili synon të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare për të ndalur luftën që Washingtoni dhe Tel Avivi nisën ndaj Teheranit më 28 shkurt, e cila ka lënë mijëra të vrarë dhe të plagosur.

Ndërmjetësuesit pakistanezë thanë se armëpushimi përfshin Libanin, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk e përfshin. Hezbollahu deri më tani e ka respektuar armëpushimin, megjithëse sulmet izraelite vazhdojnë.

Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe ofensivë tokësore në jug të Libanit që nga një sulm kufitar i Hezbollahut më 2 mars, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi në nëntor 2024.

Autoritetet libaneze kanë thënë se të paktën 1.530 persona janë vrarë dhe 4.812 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që nga atëherë./   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.