Ekonomia
29 vendimet e KKT/Hekurudha Durrës-Tiranë, teleferik në Krujë, resort në Himarë dhe 9 hidrocentrale të reja
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratur në mbledhjen e datës 3 tetor plot 29 vendime, mes të cilave leje ndërtimi për 9 hidrocentrale, vendimin për ndërtimin e teleferikut në Krujë, një resorti në Himarë, ndërtimi i Bypass-it Tepelenë, si dhe leje ndërtimi të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë.
Vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit:
- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës qendrore dhe shtesë anësore për Agjencinë e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i plotë i spitalit rajonal Kukës dhe godina e re shtesë, Bashkia Kukës”, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Kukës.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë vendruajtje e re Shkozë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivave.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim i Godinave të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Rikonstruksion i objektit ekzistues 1 kat, Bashkia Shkodër”, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
- Leje Ndërtimi të Infrastrukturës për objektin: “Ndërtimi i Bypass-it Tepelenë”, me subjekt zhvillues Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Leje Ndërtimi të Infrastrukturës për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues Hekurudhën Shqiptare.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë me interes religjioz dhe panoramik në SariSalltik (teleferik) dhe ndërtimi i stacioneve dhe objekte shërbimi 1 kat, me zhvillues shoqërinë “Urbatrans” sh.p.k”.
- Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit të objektit: “Rehabilitimi i “Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor” (Zhvendosja e ambientit teknik mekanik dhe gjeneratorit), me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.
- Leje Ndërtimi të Infrastrukturës për objektin: “Ndërtim i rrjetit të ri elektrik 20 kv në Fushë –Krujë, Fideri F2, me vendndodhje në Bashkinë Krujë dhe Bashkinë Vorë”, me subjekt zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Borie Lure 1”, në rrjedhën e përrenjve të kurorës së Lurës, degë e lumit Drin i Zi, Bashkia Dibër, Qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ageta” sh.p.k dhe shoqërinë “Bajrami N” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Tërfoja”, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Fshatit dhe përroit të Madh, degë të lumit Bushtricë, Bashkia Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hec Tërfoja” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Dobrenj-Tomorricë, në përroin e Hijes, Bashkia Gramsh dhe Bashkia Skrapar”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Daab Energy Group” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit “Zall Xhuxhë Nr. 1” dhe “Zall Xhuxhë Nr. 2”, në kaskadën e përroit të Zall Xhuxhës, degë e lumit Fan i Vogël, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Hec Zall Xhuxhë” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve Shëngjon 1, Shëngjon 2 dhe Shëngjon 3, në pellgun e përroit të Kënellës, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Ediani” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit “Blaç”, në përroin e Kumbullës, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Blaç Energy” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec-it Sekë dhe Zais, në pellgun Ujembledhës të Lumit të Urakës dhe Zallit të Melthit, në Bashkinë Mat, Qarku Dibër dhe Bashkinë Mirditë, Qarku Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Seka Hydropoëer” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Depozita Bregdetare të Karburanteve, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “B – Jera” sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Depozita Bregdetare të Karburanteve, shtesë kapaciteti (V= 84 354 m3), me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “Genklaudis” sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Vodafone Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 3 stacione bazë të emërtuara: 1231 Krutje 2, 1232 Berat 3, 1248 Elbasan CNR 2”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Vodafon Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 4 stacione bazë të emërtuara: 1)1243 Insifa Macro, 2) Plazhi i Ri, 3)1253 Kalimash, 4) 1276 Himara CNR 2”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Telekom Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 6 stacione bazë të emërtuara: 1) Elbasan Tunnel 0181, 2) Elbasan Park 1598, 3) Muhurri 1590, 4) Saranda Porti 1530, 5) Himara City 1569, 6) Sukthi Highëay 1573”, Bashkitë Elbasan, Dibër, Himarë, Sarandë, Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.
- Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i stacionit Gjirokastra Center 1571”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë”, me vendndodhje në Rrugën e Barrikadave, Bashkia Tiranë, me zhvillues Mentor Petrelën.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Shëtitorja në plazhin Drymadhes”, Gjilekë, Bashkia Himarë, me propozim të Bashkisë Himarë dhe shoqërisë “Coast to Coast” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Resorti Turistik “Coast to Coast”, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi “Ndarje strukturore e nënnjësive HI.UB.3.1200, HI.UB.3.1199, HI.UB.3.1191, HI.UB.3.169 dhe HI.B.239, të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë”.
- Për një ndryshim në Vendimin e KKT-së Nr. 17, datë 07.06.2016 “Për shqyrtimin e kërkesave për leje zhvillimi dhe ndërtimi brenda zonave të rëndësisë kombëtare”, me propozim të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
- Për një ndryshim në Vendimin e KKT-së Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore”, i ndryshuar.
- Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.11.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.