☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.65 ▼0.22%
ARI 4,584 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,433 ▼ -1.69% ETH $2,027 ▼ -1.42% XRP $1.3132 ▼ -2.87% SOL $81.8500 ▼ -2.8%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.65 ▼0.22 % ARI 4,584 ▲0.58 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.65 ▼0.22 % ARI 4,584 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Sporti

30 vjet nga debutimi i Michael Schumacher-it te Ferrari, një histori triumfesh dhe rekordesh të jashtëzakonshme

Më 10 mars 1996, në pistën e Melbourne, filloi aventura e madhe e Michael Schumacher-it te Ferrari. Pas një karriere 10-vjeçare te “kokëkuqja”, Schumacher la pas 5 tituj botërorë, 72 fitore dhe 58 Pole Position, duke u bërë piloti më i suksesshëm në historinë e ekipit italian.

Debuti i tij në Melbourne përfundoi me tërheqje në xhiron e 32-të për shkak të një problemi me frenat, por kjo nuk e ndali rrugëtimin e madh që do të vinte më pas. Në Maranello, ai erdhi me numrin 1, që i takonte pas fitimit të titullit të dytë botëror me Benetton-in. Gëzimi i parë te Ferrari erdhi po atë vit në Barcelonë, në një garë nën shi të rrëmbyeshëm.

Karriera e tij me Ferrari përfshiu edhe momente sfidash: përjashtimi nga kampionati në 1997 për incidentin me Jacques Villeneuve në Jerez, përplasja nën shi me Coulthard në Spa 1998, si dhe dështimi i motorit në Suzuka të njëjtin vit. Në 1999, aksidenti në Silverstone shkaktoi thyerjen e tibias dhe peronit, një problem që sipas Stefano Domenicali ishte shkaktuar nga një gabim mekanik.

Nga 2000 deri në 2004, Schumacher dominoi Formulën 1 duke fituar 5 tituj botërorë radhazi, duke arritur rekorde të reja, përfshirë titullin e kampionit me 6 gara përpara përfundimit të sezonit 2002 dhe podiumin në çdo garë të sezonit. Në 12 tetor 2003, ai u bë piloti më i titulluar në histori, duke kaluar Juan Manuel Fangio-n, dhe në 2004 fitoi titullin e pestë radhazi dhe të shtatin në karrierë me 13 fitore nga 18 gara.

Megjithatë, ëndrra për titullin e tetë u shua në Suzuka 2006, ku një defekt i motorit të 248 F1 e ndaloi rrugën e tij.

Schumacher pritej të rikthehej për të zëvendësuar Felipe Massa-n në 2009, por një aksident i rëndë me motoçikletë në Cartagena disa muaj më herër e detyroi të mos garonte, pasi dhimbjet e vazhdueshme nuk i lejonin të pilotonte F60-n.

Historia e Schumacher te Ferrari mbetet një nga kapitujt më të shquar të Formula 1, një kombinim triumfesh të jashtëzakonshme, sfidash dhe rekordesh që e bëjnë atë legjendën më të madhe të “Cavallino Rampante”.

ImageImage

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.