☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 83.71 ▲0.31%
ARI 5,212 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,840 ▼ -0.19% ETH $2,021 ▼ -1.17% XRP $1.3805 ▲ +0.02% SOL $85.9600 ▼ -0.49%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.71 ▲0.31 % ARI 5,212 ▼0.57 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.71 ▲0.31 % ARI 5,212 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

Përfituesit e amnistisë më të fundit miratuar nga qeveria më datë 6 Shkurt, do të duhet të presin fitimin e lirisë edhe diçka më shumë se 50 ditë.

Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se projekt- ligji amnistisë, parashikohet të përfshihet në kalendar për tu diskutuar në komisionet parlamentare, në fillim të muajit Prill. Do të jetë Komisioni Parlamentar i Ligjeve komisioni përgjegjës për të çuar përpara këtë projekt ligj iniciuar nga ish ministri drejtësisë Besfort Lamallari. Parashikohet mesi apo fundi Prillit, në miratimin në parlament të projekt ligjit të amnistisë ku në total përfitues janë 447 të burgosur. Nga ky numër total përfitojnë vetëm 4 të mitur dhe vetëm 9 gra.

Në projekt ligj parashikohet ulje dënimi për 5 gra dhe dy të mitur. Sikurse nga kjo amnisti përfitojnë ulje dënimi 853 të burgosur të tjerë. Ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative. Projekt ligji amnistisë parashikon po ashtu se duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.

Sipas qeverisë përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve.

Ish ministri drejtësisë Besford Lamallari në ditën kur Këshilli Ministrave miratoi amnistinë u shpreh se “nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon ri integrimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës. Një prej kritereve strikte të kësaj amnistie është mos përfshirja e asnjë personi të hetuar nga SPAK e më pas dënuar prej GJKKO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.