☁️
Tiranë 23°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.61 ▲8.33%
ARI 4,749 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,851 ▼ -1% ETH $2,193 ▼ -0.88% XRP $1.3298 ▲ +0.19% SOL $82.1500 ▼ -0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.61 ▲8.33 % ARI 4,749 ▼0.8 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.61 ▲8.33 % ARI 4,749 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kronika

533 kg kanabis me skaf nga Shqipëria në drejtim të Italisë, dy italianët kapen pas 6 orë ndjekje

Një tjetër Operacion antitrafik  i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza është zhvilluar mbasditen e djeshme ku është finalizuar në mbrëmje pas 6 orë ndjekje.

Nga ky aksion i policisë shqiptare në bashkëpunim me atë italiane është bërë e mundur kapja e një skafi, i cili po transportonte një sasi prej 533.5 kilogramë lënde narkotike (të dyshuar si Canabis Sattiva).

Mësohet se ka qenë Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare e Durrësit, që ka  njoftuar policinë italiane për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të kepit të Rodonit.

Pasi është njoftuar për skafin, janë vënë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të GdF dhe është njoftuar INTERFORCA.

Mësohet se skafi është ndjekur deri në ujërat italiane, ku më pas është bërë e mundur ndalimi i tij nga autoritet italiane.

Policia sqaron se janë arrestuar edhe drejtuesit e mjetit, të cilët  ishin dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, te dy nga Brindisi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.