🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.48 ▲1.64%
ARI 4,429 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,625 ▼ -0.73% ETH $1,879 ▲ +0.03% XRP $1.0174 ▼ -0.28% SOL $75.9200 ▼ -0.49%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.48 ▲1.64 % ARI 4,429 ▲0.2 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.48 ▲1.64 % ARI 4,429 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Opinion

65 ditë protestë. Huqi del me shpirtin

Nga LUTFI DERVISHI

Nëse propaganda do të ulte çmimin e naftës, ne sot do të kishim karburantin më të lirë në botë. E kemi ndër më të shtrenjtit.

Pas 65 ditësh protestë të pandërprerë (një rekord më vete), nuk pritej të plotësoheshin të gjitha kërkesat, por disa prej tyre po. Ligji për investimet strategjike, i shtyrë 7 herë, mund të anulohej; (çfarë ka patur për të bërë e bëri) apo anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, kërkesë edhe e BE-së, mund të bëheshin…

Madje, po t’i shikosh me kujdes, kërkesat e protestuesve nuk kanë kosto financiare. Realizimi i tyre kërkon vetëm vullnet politik…

Asnjë kërkesë nuk është plotësuar, po a ka ndonjë reflektim përtej fjalëve të mira?

Në rrjete sociale ministra e deputetë vijojne postimin e pamjeve me bukuri natyrore, vende ku ende nuk ka mberritur këmba e investitorët strategjikë…

Vazhdojnë videot me “ecurinë e punimeve” për rrugë e segmente që duhej të kishin përfunduar prej kohësh, nga Korridori VIII te Bypass-i i Tiranës.
Vazhdojnë të postohen bujtina, ferma, plazhe, për të krijuar idenë se këtu jeta ecën “vaj”

A thua se halli i këtij vendi është mungesa e postimeve?

Mësimi i parë që nuk u nxor është se njerezit sot dalin në shesh kur u cenohen të drejtat. Protesta nisi për Zvërnecin, por tregoi se qytetarët e kanë mësuar rrugën për të protestuar për çdo problem, pa organizim partiak. Shihni protestat në bashkitë që propozohen të mbyllen; nesër, për çdo vendim apo ngjarje të pakëndshme, do të ketë reagim qytetar.

Mësimi i dytë lidhet me ekonominë e përditshme. Një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë është kostoja e jetesës që vjen duke u rritur. Për shembull, çmimi i karburantit rritet e rritet dhe vendos rekord pas rekordi (210 lekë për litër) dhe asnjë reagim institucional (përjashto reagimin e deputetit Braçe). Gjetkë, qeveritë ndërhynë për të zbutur goditjen. Këtu ASGJË! Çmimet rriten dhe e vetmja përgjigje e dëgjuar është një prononcim i një zv.ministri që tha: “po monitorojmë çmimet.”

Mësimi i tretë është se qeverisja nuk mund të zëvendësohet me komunikim. Puna konkrete nuk mund të zëvendësohet me shfaqje virtuale. Asnjë video nuk e ul çmimin e naftës, asnjë postim nuk e zgjidh problemin e ilaçeve dhe asnjë reels nuk e rrit pensionin.
Paradoksi është edhe më i madh kur gëzohen nga postimet me pak njerëz në protestë dhe nuk shqetësohen që në vend jetojnë gjithnjë e më pak njerëz.
Dhe ndoshta paradoksi më i madh është përpjekja për ta paraqitur edhe protestën si një sukses! A thua se fakti që qytetarët detyrohen të protestojnë për më shumë se dy muaj është provë se qeveria funksionon si sahat.
Pritej që të kishte një reflektim: të paktën më pak propagandë, me pak dronë, me pak video e më shumë llogaridhënie, më shumë dëgjim, e më shumë punë të përfunduara…

Siç e kuptoi më në fund edhe vetë qeveria, protesta nuk është problemi, por simptoma. Nëse pas 65 ditësh vijon të merresh me simptomën dhe jo shkakun, atëherë mësimi është se nuk është nxjerrë asnjë mësim!
Jo më kot thonë: huqi del me shpirtin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.