🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,018 ▼ -0.14% ETH $1,919 ▼ -0.39% XRP $1.0415 ▲ +0.31% SOL $75.5000 ▲ +2.26%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Opinion

Kur kolltuku lëkundet, digjen teserat e partisë…

Pordhët e mëdha grisin edhe brekët e reja

Nga Ylli Manjani

Ka një shprehje nga Kolonja që më erdhi menjëherë në mendje kur pashë lajmin se disa socialistë vendorë grisën e dogjën teserat e partisë, sepse reforma territoriale po ua heq bashkinë.

Më duket se kjo shprehje nuk ka gjetur ndonjëherë ilustrim më të mirë.

Disa pordhacë vendorë, që kanë harruar të falënderojnë fatin e Perëndinë se pikërisht ajo teserë u hapi dyert e shtetit dhe u siguroi rrogën për vite me radhë, sot e djegin me solemnitet revolucionar. Kur njeriu arrin të grisë brekët e veta nga pordhët, çfarë është një copë teserë partie?

Është njëkohësisht për të qeshur dhe për të qarë.

Për të qeshur, sepse protesta e tyre nuk ka të bëjë fare me interesin publik. Nuk pashë askënd të fliste për kompetencat e bashkive, për shërbimet, për financat vendore, për decentralizimin apo për mënyrën se si duhet organizuar pushteti lokal. Të gjitha këto janë shumë të lodhshme. Më e thjeshtë është të grisësh teserën.

Për të qarë, sepse këta njerëz pretendojnë se reforma e shtetit duhet të ndalet për shkak të hallit të tyre personal. Sikur kufijtë administrativë të Republikës të vizatohen sipas vendit ku dikush merr pagën. Ca më keq akoma duhen vizatuar kufinjtë e bashkisë për bosin që e kanë zgjedhur aty të mbretërojë në atë asgjëland.

Por kjo protestë ka edhe një meritë: pranon publikisht atë që për vite është mohuar. Se shumë vende pune në administratën vendore nuk janë fituar me konkurs e meritë, por me teserë partie. Përndryshe, pse duhet të digjet tesera kur rrezikohet vendi i punës?

Prandaj, ndoshta veprimi i parë logjik nuk është të mbrohen bashkitë, por të lirohen zyrat nga bossët e asgjësë. Nëse dikush deklaron vetë se është aty falë partisë, atëherë le ta provojë veten jashtë mburojës së saj. Nuk mund të jesh njëkohësisht nën hijen e pushtetit dhe në protestë kundër tij. O me pushtetin, o përballë tij.

Natyrisht, nga ky kontingjent pordhacësh me brekë të vetëgrisura nuk pritet ndonjë debat serioz për reformën territoriale. Asnjëri nuk e djeg teserën sepse bashkitë nuk ofrojnë shërbime cilësore. Asnjëri nuk revoltohet se qytetarët paguajnë nga xhepi edhe funeralet, ndërsa bashkia, ku ata hanë bukë, mjaftohet vetëm me hapjen e gropës në varreza.

Në fakt, në shumë vende, kjo është metafora më e saktë për bashkinë e sotme: hap gropa për të vdekurit, ndërsa për të gjallët bën gjithnjë e më pak. Plehrat i mbledhin privatët. Ujin e energjinë i menaxhojnë institucione të tjera. Investimet e mëdha i bën qeveria qendrore. Bashkia shpesh mbetet një ndërtesë plot zyra, vula dhe rroga.

Por këtë analizë nuk e bëjnë brekëvetëgrisurit vendorë. Analiza e tyre fillon te paga dhe mbaron te kandidimi. Ata nuk mbrojnë institucionin; mbrojnë stolat e tyre dhe kolltukun e bosit zemërmirë që e ka votuar populli me “ndihmën” e stolaxhinjve brekëgrisur, tashmë edhe teserëdjegur. Se vetëm kur kolltuku lëkundet, digjet tesera. Kur tesera nuk mjafton më, grisen edhe brekët.

Dreq pune… Paska pasur të drejtë urtësia e Kolonjës. Disa pordhë janë aq të mëdha, sa nuk lënë pa grisur as brekët e reja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.