🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,657 ▲ +0.26% ETH $2,003 ▼ -0.11% XRP $1.3328 ▼ -0.6% SOL $82.4100 ▼ -1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

70-Vjetori i Çlirimit, axhenda e aktiviteteve

-Shqipëria feston të shtunën 70-vjetorin e Çlirimit.

cliriNë këtë ditë të shënuar pritet të ketë një sërë aktivitetesh për të kremtuar festën e 70- vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Aktivitetet do të nisin që në mëngjes, ku fillimisht do të vendosen kurora lulesh në nderim të të rënëve në varrezën e dëshmorëve tek Nëne Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur një paradë ushtarake pranë ambienteve të saj (ora 11.30), për të rimishëruar luftën nacional çlirimtare, ndërsa më pas në orën 13:00 parashikohet që kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta të bëjnë një takim me veteranët e Luftës së Dytë Botërore.
Për çdo të interesuar, Kryesia e Kuvendit dhe salla Parlamentit do të jenë të hapura për publikun që nga ora 09:00 deri në orën 15:00, ku do të jenë të ekspozuara video dhe foto galeri.

Në Bunk’Art, një atraksion i ri për qytetarët dhe turistët, do të organizohet një aktivitet artistik për 70-vjetorin e çlirimit, nën organizimin e shoqatës artistike Globart. Gjatë aktivitetit “Pas Hekurave” do të lexohen letërkëmbime, tekste dhe poezi të shkruara në burg, gjatë kohës së diktaturës, nga artistë dhe intelektualë, ish-të burgosur politikë.

në orën 17:00 do të çelet një ekspozitë në hollin protokollar të Kryeministrisë me titullin Këndvështrime, ndërsa një orë më pas do të nisë festivali i dritave.

Festimet për 70- vjetorin e çlirimit do të kulmojnë në orën 22:00, ku në sheshin “Nënë Tereza” do të organizohet një koncert, ku e ftuara kryesore do të jetë këngëtarja e mirënjohur britanike Jessie J, e cila do të performojë live në Shqipëri.

Ja aktivitetet që do të ketë Tirana gjatë 70- vjetorit të çlirimit:

09:00 – 15:00 Kuvendi i Shqipërisë (Kryesia dhe Salla Plenare) në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut do të jetë i hapur për publikun.

10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve

11:00 – Bunk’Art kaktivitet artistik në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit, Shoqata Artistike “Globart” organizon “Pas Hekurave”

11:30 – Parada Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes

17:00 – Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri

18:00 – Organizohet ceremonia zyrtare e Institucionit të Kuvendit, ku do të flasë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe përfaqësues të tjerë të ftuar në këtë event.

18:00 – Festivali i Dritave

19:30 – Pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit

22:00 – Koncert & Nata e bardhë, Sheshi “Nënë Tereza”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.