Home / Kronika / Situata nga moti i keq në Shkodër drejt përmirësimit/ 1458Ha tokë e përmbytur, 23 familje të evakuuara

Situata nga moti i keq në Shkodër drejt përmirësimit/ 1458Ha tokë e përmbytur, 23 familje të evakuuara

Një situatë më e qëndrueshme paraqitet sot në Shkodër, pas motit të keq të ditëve të fundit që la pas mijëra hektarë tokë dhe qindra banesa të përmbytura.
Ditën e sotme sipërfaqja totale e tokës së përmbytur në Shkodër është 1458 Ha, nga  1685Ha që ishte në orën 8:00 të mëngjesit

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon 7.70m, nga 7.67 m që ishte në orën 08.00, ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 5.50 m, nga 5.90 m që ishte dy orë më parë.

Në rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 5 cm nga 40 që ishte në mëngjes, ndërsa ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit nuk ka prezencë të ujit, nga mbi 15cm ujë që ishte në mëngjes.

Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Në njësinë Administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc. Vërehet një gërryerje e tokave bujqësore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.

Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara janë 23, gjithsej 86 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative, Gur i Zi, Bërdicë, Lagjet nr4 dhe nr1.

Të akomoduar në konvikt janë 3 familje, 12 persona, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit. Ndërkohë, nuk ka më banesa të përmbytura, nga 5 që ishin në mëngjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: