Home / Sporti / Kameruni mund Brazilin, por s’ka dramë! Selecciao kualifikohet si vendi i parë në grup

Kameruni mund Brazilin, por s’ka dramë! Selecciao kualifikohet si vendi i parë në grup

Ndeshjet e fundit të grupit G ishin dramatike, ashtu si shumica e këtij Botërori. Kualifikohen Brazili dhe Zvicra, por pati shumë vuajtje për të dyja skuadra. Brazili humbi ndaj Kamerunit 0-1 dhe fati e shpëtoi të mbante vendin e parë, ndërsa Zvicra i tregoi sërish vendin Serbisë, duke fituar 3-2 dhe kalon më tej si vend I dytë.

Vëmendja kryesore ishte te Serbi-Zvicër. Helvetët e nisën mirë ndeshjen, duke ushtruar presion, por rastin e parë më të rrezikshëm e regjistruan serbët, teksa godasin shtyllën. Sfida zhbllokohet në minutën e 20-të, Shaqiri nuk fal në zonë me të majtën e tij, por kësaj here feston me shqiponjë. Serbia reagon dhe shënon dy gola njëri pas tjetrit, fillimisht është Mitrovic që devijon me kokë, ndërsa më pas Vlahovic përfiton pas një përgjumje të mbrojtjes helvete. Gjithsesi, Embolo rikthen barazpeshën në fundin e pjesës së parë, duke lënë sfidën të hapur. Pjesa e dytë nis me gol, është Zvicra që kalon në avantazh me Freuler pas një pasimi të Vargas. Nuk mungon edhe tensioni mes skuadrave, teksa përfshihet edhe stoli serb. Ndeshja vijon me ritëm deri në fund, por rastet janë të pakta. Serbëve në fund u humb edhe durimi, teksa provokojnë Xhakën, me mesfushorin shqiptar që u përgjigjet, por ndëshkohet me të verdhë. Gjithsesi, mbyllet 3-2 në favor të Zvicrës.

Në ndeshjen tjetër, Brazili nuk u treguar ai i dy ndeshjeve të para, duke pësuar edhe golin e parë në këtë Botëror. Seleçao, ashtu si gjithnjë dominoi në pjesën e parë, por vetëm dy ishin mundësitë për gol, ndërsa Kameruni mund të kishte ndëshkuar në fundin e pjesës së parë, por ishte Ederson që shpëtoi portën me pritjen e tij. Dominim edhe në pjesën e dytë për të besuarit e Tites, por nuk ishte e thënë të shënonin. Në fund, vjen goli I Kamerunit, ku Aboubakar shënon me kokë, i cili merr edhe të verdhën e dytë dhe për pasojë të kuqin. Një fitore morale, pasi Kameruni eliminohet.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: