Politika

Rama: Perimetri i sigurisë në Samit, i panegociueshëm me askënd dhe për askënd

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se, perimetri i sigurisë i bërë publik nga Policia për Samitin BE-Ballkani Perëndimor është i panegociueshëm me askënd dhe për askënd.

I pyetur nga qytetarët në një bashkëbisedim online me qytetarët dhe mediet në lidhje me ndonjë incident që mund të ndodhë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama u shpreh se, “unë nuk besoj se do të kemi incidente. Samiti ka kohë që është organizohet. Është një nga ato organizime që përfshijnë shumë institucione dhe natyrisht përfshijnë dhe një numër të konsiderueshëm personazh dhe zyrash, që janë, në këtë rast të BE, ndër të cilat hyjnë edhe forcat e organizimit të të gjithë sigurisë së Samitit, duke pasur parasysh se mblidhen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, jo vetëm 27 liderë të BE-së, me delegacionet e tyre, por edhe delegacionet e vetë Brukselit, delegacioni i Presidentit të Këshillit Evropian, delegacioni i presidentes së Komisionit Evropian. Pa harruar 5 liderë të tjerë që vijnë nga rajoni me delegacionet e tyre dhe pa harruar delegacione të institucione të tjera ndërkombëtare që janë të përfshira”.

“Kështu që në këto kushte është afërmendsh që duhen marrë masa ekstreme sigurie, të cilat janë të panegociueshme me askënd dhe për askënd”, theksoi Rama.

Ndërkohë, shtoi Rama, “Policia ka bërë publik perimetrin e sigurisë, i cili është i panegociueshëm me askënd dhe për askënd, nuk diskutohet. S’ka asnjë arsye që të kemi ndonjë shqetësim për të pasur ndonjë incident”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button