Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.47 ▼2.72%
ARI 4,398 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,725 ▲ +5.29% ETH $2,721 ▲ +5.55% XRP $1.4849 ▲ +7.57% SOL $116.5600 ▲ +7.42%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.47 ▼2.72 % ARI 4,398 ▼0.6 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.47 ▼2.72 % ARI 4,398 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Primaret me parregullsi/ Në disa bashki zgjedhjet do përsëriten, dy deputetë pritet të lenë mandatin

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk e di sa simpatizant kanë marrë pjesë në primarët e së dielës. Mbyllja e procesit të votimit për kandidatët për kryetar Bashkie prodhoi vetëm shifrën e pjesëmarrjes, 55 mije e 281 zgjedhës, por askush nuk kishte një përgjigje sa prej tyre ishin me teser partie dhe sa simpatizant.
“Nuk i kemi evidentuar sa simpatizantë kemi. Dikur kemi pasur lista simpatizantësh duhet të fillojmë ti bëjmë”– u shpreh Berisha.
Procesi u shoqërua me akuza dhe tërheqje nga gara të disa kandidatëve. Ne Kamëz fitoi kryetari i degës Arjan Hoxha edhe pse kandidati Shemsi Premci kërkoi anulimin e garës pasi denoncoi se lista e demokratëve ishte mbushur me socialistë.
“ A ka pasur zgjedhës socialista në ato lista? Unë dorën në zjarr nuk e vendos”- tha Berisha.
Rezultati që zhgënjeu demokratët, duket se gëzoi Ilir Meten i cili sipas paktit mori 4 Bashkitë që kërkoi: Kuçovën, Prrenjasin , Memaliajn dhe Skraparin.
“Meta ka mbështetur plotësisht primaret dhe kandidatët e partisë së lirisë kanë fituar primaret”– tha Berisha.
Jo vetëm të Metës, në zgjedhjet e Berishës fituan dhe ata që dikur ishin të zgjedhurit e Lulzim Bashës. Ish-kryetari i degës Kurbin Behar Haxhia fitoi garën. Edhe në Korçë parashikimet rezultuan të vërteta për Ledina Alollin.
Te paktën dy deputetë pritet të lëne mandatin, për shkak se rezultuan fitues në primare, Luçiano Boçi në Elbasan dhe Zef Hila në Vaun e Dejës. Asnjë surprizë për Shkodrën ku Bardh Spahia ishte i vetmi në fletën e votimit, ndërkohë garë e lehtë rezultoi dhe për Igli Carën në Durrës.
Në 6 Bashki pritet që zgjedhjet të përsëriten pasi dolën në balotazh. Interes të veçantë kishte hapja e kutive të Tiranës, ku pritej të dilte rivali zyrtar i Erion Veliajt, por nuk ndodhi kështu pasi Tirana shkoi në balotazh. Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti do të votohen sërish.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.