Home / Rajoni / Po apelojnë një ligj kundër shoqatave bullgare në Maqedoninë e Veriut

Po apelojnë një ligj kundër shoqatave bullgare në Maqedoninë e Veriut

Shoqata për Miqësi Maqedono-Bullgare në Shkup paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut kundër ndryshimeve në Ligjin për Shoqata dhe Fondacione.

Ndryshimet ndalojnë themelimin dhe regjistrimin e organizatave me emra të personave të përcaktuar nga ideologjia shtetërore maqedonase si “fashiste” dhe armiqësore. Ndryshimet janë prapavepruese dhe krijojnë pasiguri ligjore dhe kufizojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për t’u bashkuar,  theksohet në argumentet e kërkuesve.

Shoqatave iu dha një periudhë tre mujore për të rënë dakord me autoritetet për emrat, simbolet, programin, statutet dhe objektivat e tyre.

Ndalimet janë të drejtuara drejtpërdrejt ndaj klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, me emrat e Ivan Mihailov dhe Mbreti Boris III.

Leave a Reply

%d bloggers like this: