Rajoni

Viti i Ri i “kripur” në Greqi, tryeza e fundvitit 40% më e shtrenjtë se vitin e kaluar

Instituti i Konsumatorit në Greqi ka llogaritur se tryeza e vitit të Ri për 4 persona sivjet do të jetë 40%  më e shtrenjtë se vjet.
Çmimi i saj është përllogaritur në bazë të hulumtimit të çmimeve në treg dhe në bazë të artikujve specifikë me koston përfundimtare të tryezës së natës së ndërrimit të viteve dhe të drekës familjare në datën 1 Janar, të kapë shifrën prej 300 eurosh.

Por më shqetësues është fakti se të paktën për 500 produkte kryesore në supermarkete çmimet pritet të rriten edhe me gati 12% në javët në vijim .

Sipas Institutit të Konsumatorit në grupin e ushqimeve dhe pijeve jo-alkolike vëzhgohen rritje çmimesh për 18 muaj rresht dhe i vetmi reagim i qeverisë në përpjekje për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e tyre është e ashtuquajtura “shporta shtëpiake” në supermarkete me artikuj të produkteve të dorës së dytë.

Nga ana e tyre 55% e familjeve  deklaron se kanë reduktuar blerjet e përgjithshme të ushqimeve dhe artikujve  ushqimore,në një periudhë që grekëve u kërkohet të paguajnë çmimet njësoj si evropianët e tjerë, me ndryshimin se paga e tyre është 50% më e ulët në krahasim me shtetet e tjera të BE.

Qeveria shpreson se me rritjen për herë të parë të pensioneve për gati 1.7 milion pensionistë në masën prej 7.8% , apo të subvencioneve të ndryshme do të zbusë këtë valë shtrenjtësie.

Ndërkohë rriten gjithnjë e më shumë  kritikat e opozitës ndaj politikave ekonomike, pamundësisë së kontrollit të shtrenjtësisë, apo edhe faktit se përse qeveria nuk ul TVSH si në produktet ushqimore ashtu edhe në çmimet e energjisë, gazit apo karburanteve, nën shembullin e disa vendeve europiane si Spanja apo Italia.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button