☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.40 ▼0.91%
ARI 3,983 ▼1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,190 ▼ -1.19% ETH $1,874 ▼ -2.52% XRP $1.0961 ▼ -1.26% SOL $75.7300 ▼ -1.97%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.40 ▼0.91 % ARI 3,983 ▼1.69 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.40 ▼0.91 % ARI 3,983 ▼1.69 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Bota

A do ta miratojë Irani së shpejti planin e SHBA?

Do ta miratojë Irani planin 15 pikësh të SHBA, siç ka lënë të kuptohet Trump? Nga Pakistani bëhet e ditur, se së shpejti do të ketë bisedime direkte mes SHBA dhe Iranit.

Presidenti i SHBA‑së,  Donald Trump,  ka lënë të kuptohet se Teherani e ka miratuar gjerësisht një plan 15‑pikësh të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës. I pyetur nëse Irani kishte reaguar ndaj propozimit të tij, Trump u përgjigj në bordin e avionit presidencial Air Force One: “Na kanë dhënë shumicën e pikave. Pse të mos e bënin?” Republikani nuk dha detaje të mëtejshme mbi të ashtuquajturat lëshime të Republikës Islamike.

Sipas Presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije të ngarkuara me naftë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Nisja do të bëhet të hënën në mëngjes dhe do të zgjasë për disa ditë, deklaroi republikani gjatë natës në bordin e avionit presidencial Air Force One. Ai tha se kjo ishte një “shenjë respekti” nga Teherani. Trump u shpreh: “Mund të them vetëm se po përparojmë shumë mirë në këto negociata, por kurrë s’e di se çfarë mund të ndodhë me Iranin. Ne po negociojmë me ta, dhe në fund ndoshta duhet t’i godasim përsëri nga ajri.”

Ministri i Jashtëm i Pakistanit,  Ishaq Dar, njoftoi të dielën ndërkohë se bisedimet midis Iranit dhe SHBA‑së për luftën në Lindjen e Mesme priten së shpejti. Pakistani do të jetë vendi mikpritës i këtyre bisedimeve. Dar në fillim nuk dha informacione nëse do të bëhej fjalë për një format të drejtpërdrejtë apo indirekt të negociatave.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit Mohammad Ishaq Dar gjatë takimit për të ardhmen e Gazës
Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, njoftoi të dielën ndërkohë se bisedimet midis Iranit dhe SHBA‑së për luftën në Lindjen e Mesme priten së shpejti.Fotografi: Ozan Kose/AFP

Do të marrin SHBA ishullin Charg?

Ndërkohë Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, ka spekuluar rreth marrjes së ishullit iranian Charg nga trupat amerikane. “Ndoshta e marrim Charg-un, ndoshta jo. Ne kemi shumë opsione”, tha Trump për Financial Times në një intervistë të publikuar në mesnatën e së hënës. “Kjo do të thoshte gjithashtu se do të duhej të qëndronim atje për një kohë.”

Ishulli në Gjirin Persik konsiderohet si porti më i rëndësishëm i naftës i Republikës Islamike. Përmes terminalit të cisternave, para luftës aty livroheshin pothuajse të gjitha eksportet iraniane të naftës së papërpunuar. I pyetur për kapacitetet mbrojtëse iraniane në ishull, Trump u përgjigj: “Nuk besoj se ata kanë ndonjë mbrojtje. Ne mund ta merrnim shumë lehtë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.