☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

A ka mbetur më kush për ta besuar?

Nga SONILA MECO

Korridori i gjatë i pushtetit që të çon në zyrën e Kryeministrit është zbrazur me radhë:

-Ahmetaj, ish zv/kryeministër

-Beqaj, ish-ministër shëndetësie

-Tahiri, ish ministër i brendshëm

-Lefter Koka, ish ministër i mjedisit

-Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës

-Belinda Balluku, zv/kryeministre e pezulluar, marrë e pandehur.

Dhe një garnizon me zv/ministra, zyrtarë të lartë administrate, nëpunës të lartë publikë.

Pothuajse të gjithë firmëtarët, zbatuesit, deleguesit, mbikëqyrësit e kontratave, vendimeve, koncesioneve, PPP-ve, tuneleve, porteve, aeroporteve, inceneratorëve kanë hyrë në portën e SPAK-ut, apo të burgut e paraburgimit.

Të gjithë, përveç njërit.

Si në teatrin klasik, aktorët vihen në bankën e të akuzuarve kur teatri dështon, ndërsa “regjisori” sheh nga sipër, në lozhë. Ai që e punoi skenarin, ndau rolet, caktoi dritat, skenografinë, zgjidhi finalen, rri në lozhën e tij, i paprekshëm. Fajin e ka interpretimi i dobët i aktorëve, që u dha aq shumë besim, por e zhgënjyen dhimbshëm.

Edhe në këtë skenë publike,

drejtësia merret me ata që luajtën rolet, por jo me atë që i drejtoi. Sepse në fakt Ai nuk është vetëm “regjisori”, por edhe “pronari” i teatrit.

Andaj edhe Drejtësia nuk është më selektive, por orbitale. Ajo sillet rreth qendrës së gravitetit, por nuk e prek dot, rrotullohet e ndrojtur në orbitë, por nuk guxon të prekë Diellin. Sepse ne republikën e Diellit Artificial, ai nuk pyetet kurrë për rrotullimet e planetëve, ai vetëm ndriçon, ose djeg.

Tashmë i vetëm, në atë Park Edeni prej 4 milionë eurosh, jashtë korridorit të shterpë të pushtetit që e rrudh çdo ditë e më shumë, midis palmave të importuara dhe verërave të rralla, mund të ngrejë përsëri dollinë e fitores. Por korridori është i zbrazur. Aktorët janë jashtë skenës. Dhe në atë gosti të heshtur, gotën mund të trokasë veç me veten.

Dhe në heshtjen e luksit, ku askush s’ka mbetur për t’u fajësuar, fillon pyetja më e vështirë: a ka mbetur më kush për ta besuar?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.