☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,804 ▲ +3.03% ETH $1,598 ▲ +5.1% XRP $1.1208 ▲ +5.84% SOL $64.0900 ▲ +5.43%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Opinion

Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar

Nga FATOS TARIFA

Në vitin 1997 dhe më 2008, kur ndodhën tragjedia e skemave piramidale dhe ajo e Gërdecit, jetoja e punoja në Shtetet e Bashkuara. Pas vizites së Sekretarit James Baker më 1991, ato dy ngjarje ishin të parat qe u mbuluan gjerësisht e në vazhdim nga CNN dhe nga mediat më të mëdha botërore, përfshirë NYT, WSJ etj. Në ato kohë, larg Shqipërisë, unë i mbaja sytë hapur dhe veshët ngritur për të kuptuar ç’po ndodhte në vendin tim.

Vë re se protestat e ditëve të fundit janë pasqyruar po aq, në mos edhe më shumë se ngjarjet e viteve 1997 dhe 2008) në mediat kryesore, këtej dhe andej Atkantikut. Një gjë vërter e rëndësishme po ndodh. Atëherë në krye të vendit ishte Berisha, sot është Rama.

– Publicitet –

Kam vënë re, gjithashtu, se protestat e sotme në Tiranë po zënë njëlloj vend ne mediat e huaja sa edhe lufta në Iran dhe më shumë sesa gjendja ne Gaza.

Flamingo mund të mos jetë një revolucion. Në fakr, unë uroj që kjo lëvizje të mos ndezë ethet e të mos marrë forcën e një revolucioni.

Një revolucion mund ta rrëzojë regjimin e sotëm, por jo domosdoshmërisht mund t’u kthejë shqiptarëve dinjitetin e nëpërkëmbur.

Përveç kësaj, energjia çliruese e një revolucioni shpesh shndërrohet në një formë të re drejtimi autoritarist.

Nëse ky “Flamingo Revolution” synon të krijojë një Shqipëri më të mirë, më të lirë e më demokratike, suksesi i tij do të matet jo nga ethet revolucionare që do të ndezë, por nga aftësia për të prodhuar në mënyrë paqësore, ndryshime institucionale rrënjësore dhe një mënyrë më të mirë qeverisjeje, duke venë interesin kombëtar dhe të mirën publike mbi çdo gjë. Me këto nuk mund të bëhet kompromis.

Një revolucion ndryshon kastën që mban dhe drejton pushtetin; protesta qytetare paqësore e demokratike duhet të synojë të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, të cilën kasta e sotme drejtuese e ka degraduar nga një shërbim publik, në një mekanizëm vetëriprodhimi të pushtetit, duke krijuar e thellur për ditë e më shumë një krizë besimi, llogaridhënieje dhe integriteti.

Arrogancës, hipokrizisë dhe klientelizmit të kësaj qeverie lëvizja e sotme qytetare duhet ti kundërvihet me premtimin e madh për një qeverisje joarroganrte, të urtë e vizionare për këtë popull dhe këtë vend, duke siguruar që parlamenti, qeveria dhe drejtimi i të gjitha institucioneve publike t’u besohet njerëzëve më të zotë e më të ndershëm, jo militantëve të partive politike, apo njerëzve të lidhur me kapitalin e madh dhe pushtetin.

Që kjo të ndodhë, spontenaitetit të lëvizjes qytetare të “flamingove” duhet që, gradualisht, por pa vonesë, t’ia zerë vendin një organizim më i mirë, për të mundësuar që jo vetëm të mos bien masiviteti dhe fryma e lëvizjes, por që lëvizja të mos mbetet një masë pa krye, pa orientim dhe pa një drejtim të organizuar e të centralizuar.

Kjo është sfida më e madhe e saj. Jo përballja me arrogancën dhe “burrërinë” e kryeministrit. Arrogancën dhe “burrërinë” e tij mund ta sfidojnë lehtësisht edhe vetëm gratë dhe vajzat e reja që dalin për ditë në protestë. Ato s’ka kryeministër në botë, sado trim dhe “burrë” të jetë, që ti pengojë.

Sfida më e madhe e protestës, nga e cila do të përcaktohen edhe rezultatet dhe fati i saj, është busulla e drejtimit, një orientim i qartë, ndarja nga elementët punëprishës (provokatorë të infiltruar, individë me prirje të dhundhme apo të tjerë që me parrullat dhe sjelljen e tyre mund ta kompromentojnë lëvizjen dhe ta delegjitimojnë atë në sytë e publikut vendas e të huaj).

Mbi të gjitha, sado e bukur është polifonia e zërave në protestë, lëvizja duhet të flasë me një zë, qartë e në mënyrë të vendosur, duke i artikuluar shkoqur kërkesat kryesore të saj, pa i fragmentarizuar ato në një narrativë konfuze.

Gjithçka që ka arritur kjo lëvizje deri më sot, mund të zhbëhet e të humbasë. Kjo është një mundësi reale. Dhe humbja nuk është thjesht pakësimi i numrave në bulevard e në sheshet e qyteteve deri në shpërbërjen e saj, por humbja e një mundësie të madhe që nuk e kemi parë për më shumë se një dekadë në këtë vend dhe që nuk vjen çdo ditë.

Që të mos zhbëhet, duhet të mbahet gjallë e dinamike me pjesëmarrje gjithnjë e më të gjerë, me energji shpirtërore, me frymë civile, me forcën e vullneteve të bashkuar, me vendosmëri dhe me besim në kauzat e saj dhe në realizimin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.