☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,750 ▼ -0.55% ETH $2,436 ▼ -0.71% XRP $1.3103 ▼ -2.17% SOL $105.0800 ▼ -1.13%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Seria A

Agjenti i Çalhanoglu alarmon Interin: Marrëveshje me Safin, nëse fiton zgjedhjet te Fenerbahçe

Alarm për Hakan Çalhanoglun në shtëpinë e Interit. Rikthehen zërat nga Turqia rreth mesfushorit zikaltër, por këtë herë jo nga Galatasaray.

Sipas mediave turke, ekziston një marrëveshje 3-vjeçare, me opsion për një vit të katërt mes kandidatit për president të Fenerbahçe, Hakan Safi, dhe Çalhanoglu. Një konfirmim të tërthortë dha edhe vetë agjenti i lojtarit, Gordon Stipiç, ndonëse pa përmendur emrin e mesfushorit.

“Në ditët e fundit jo vetëm që kam zhvilluar bisedime të thelluara me Hakan Safin, por jam takuar edhe personalisht me të. Jemi miq prej shumë kohësh dhe bisedat tona janë bazuar gjithmonë në besim të madh. Natyrisht, kemi diskutuar për shumë tema dhe për disa lojtarë, veçanërisht për një. Nëse Hakan Safi fiton zgjedhjet që do të mbahen këtë fundjavë, kemi arritur një marrëveshje bazë për lojtarin tim më të rëndësishëm”, – deklaroi ai për gazetarin turk Yagiz Sabuncuoglu.

Ditët e fundit, mediat turke raportuan se Çalhanoglu dëshiron të transferohet te Galatasaray, skuadra e zemrës së tij, madje duke pranuar të ulë pagën nga 6.5 në 5 milionë euro për të lehtësuar realizimin e transferimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.