A lanë gazetarët vend për dy lugë vaj ?

Profesor Fuga kishte shkruar një shkrim interesant për fjalimin e mbajtur nga Presidenti në darkën e iftarit të shtruar për gazetarët .
Unë mendoj pak më ndryshe nga Profesor Fuga . Problemi më i madh nuk është fjalimi me “Kuran e Agjërim” i Presidentit të një shteti laik por, ndikimi që do të ketë hallva e iftarit në qëndrimet e këtyre gazetarëve ndaj veprimeve edhe mosveprimeve të Presidentit të Republikës !
Edhe për ta ilustruar shqetësimin tim po sjellë për ju historinë e Hoxhës i cili ngaqë kishte ngrënë shumë hallvë në darkën e Iftarit kishte dhimbje të forta barku .
Doktori pasi e vizitoi i thotë -” Hoxhë efendi , që të shpëtoni nga dhimbjet
duhet të pini dy lugë vaj ulliri!”
Hoxha në siklet e sipër i përgjigjet :
“Ah doktor efendi ! Të kisha vend për dy lugë voj, do të haja hallvën që teproi !!!!!
E ky është shqetësimi i vërtetë : A lanë gazetarët tanë vend për dy lugë vaj, apo u bukosën me hallvën e Presidentit ?!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.