Bota

A u vra konsulli rus në Athinë? Reagon policia greke

Diplomati rus që u gjet pa jetë në apartamentin e tij në Athinë, ka vdekur për shkaqe natyrore.

Ambasada ruse ka publikuar një komunikatë sot, duke thënë se ekspertët kanë arritur në përfundimin se Malanin ka vdekur nga shkaqe të natyrshme.

Policia greke gjithashtu ka thënë se ata nuk besojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Kjo, pasi nuk ka pasur asnjë shenjë të hyrjes me forcë në vendin ku diplomati është gjetur i vdekur.

Andrei Malanin, 55 vjeç, është gjetur në dyshemenë e dhomës së gjumit në Athinë më 9 janar.

Mediat greke shkruajnë se Malanin nuk kishte shkuar në punë të hënën dhe nuk i ishte përgjigjur telefonatave.

Ai jetonte i vetëm në një rrugë të ruajtur mirë nga Policia.

Media greke “Proto Thema” shkruan se kolegët e shoqëruar nga policia shkuan në apartamentin e konsullit për të kontrolluar për Malanin por gjeten derën e mbyllur nga brenda.

Ambasadori i Moskës në Turqi, Andrei Karlov, u vra në dhjetor, në shenjë proteste ndaj përfshirjes ruse në bombardimin e qytetit sirian të Aleppos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button