Kosova

AAK dhe Nisma nuk do të marrin pjesë në seancën e 18 majit

Partitë opozitare Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në seancën e ditës së mërkurë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mos pjesëmarrjen  e tyre  e kanë konfirmuar për Telegrafin, për dallim nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ende s’ka vendosur për pjesëmarrje.

Deputetja e partisë “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami konfirmoi mos pjesëmarrjen e deputetëve nga kjo parti në seancën e radhë në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu edhe deputeti i AAK-së Palë Lekaj, tha se do t’i bojkotojnë seancat e Kuvendit të Kosovës.

“AAK do ta bojkotojë parlamentin që ka humbur legjitimitetin e Kosovës”, tha Lekaj.

Ndërsa, zëdhënësi Frashër Krasniqi, nga  partia më e madhe opozitare në vend Lëvizja Vetëvendosje tha për Telegrafin se ende nuk dihet asgjë për pjesëmarrje në seance nga kjo parti.

“Ende nuk e dimë, pasi nesër në mbledhjen e grupit parlamentar të LVV-së do të vendoset se a do të marrin pjesë apo jo”, tha ai.

Ndryshe, dy marrëveshjet asociacioni dhe demarkacioni për të cilat opozita është duke kundërshtuar, nuk do të jenë në rend dite në seancën e 18 majit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button